Njoftim për biskota

Ju lusim që të lexoni këtë njoftim për biskota me kujdes pasi që përmban informacione të rëndësishme rreth asaj se kush jemi ne dhe si i përdorim biskotat ose teknologjitë tjera në faqet tona të internetit. Ky njoftim i biskotave duhet të lexohet bashkë me Njoftimin e privatësisë që përcakton se si dhe pse ne grumbullojmë, ruajmë, përdorim dhe ndajmë të dhënat personale të grumbulluara nëpërmjet përdorimit të faqeve tona të internetit ose përndryshe në lidhje me shërbimet të cilat i ofrojmë, të drejtat tuaja lidhur me të dhënat tuaja personale dhe si të na kontaktoni neve dhe autoritetet mbikëqyrëse në rast se keni ndonjë ankesë.

Kur i referohemi “Beko”, “ne” ose “neve”, iu referohemi Beko Balkans d.o.o. Beograd dhe kompanive të saj të lidhura, të përfshira në përpunimin e të dhënave tuaja personale. Ne gjithashtu jemi anëtar i Grupit Arçelik. Më shumë informacione rreth Grupit Arçelik mund të gjeni në faqen e internetit të Arçelik-ut këtu.

Nëse keni pyetje rreth operacioneve të procesuimit të kompanisë tonë mëmë, Arçelik A.S., mund të shikoni politikën e tyre të privatësisë këtu.

Ky njoftim i biskotave varet nga përdorimi i faqeve tona të internetit në beko5.com, grundig5.com, http://www.beko-kosovo.com (“Faqet e internetit”).

Nëpërmjet Faqeve tona të internetit mund të përfshijmë lidhje të faqeve të internetit të palëve të treta, anekse dhe aplikacione. Këto faqe të tjera të palëve të treta gjithashtu mund të përdorin biskota ose teknologji të ngjashme në përputhje me njoftimet e tyre të veçanta të biskotave. Për informacione mbi privatësinë në lidhje me këto faqe të internetit të palëve të treta, ju lutemi konsultohuni me njoftimet e tyre të biskotave, siç është e përshtatshme.

Biskota është një skedar i vogël me tekst që është i vendosur në pajisjen tuaj (p.sh. në kompjuter, telefon të mençur ose në pajisje të tjera elektronike) kur i përdorni faqet tona të internetit. Skedari i biskotës është i vendosur në shfletuesin tuaj të internetit dhe na lejon neve ose palën e tretë që të ju njohim dhe të mbajmë në mend gjëra si detajet tuaja të personalizuara ose preferencat e përdoruesit. Ato gjithashtu na ndihmojnë që të mësojmë se si të përdorim dhe të kemi qasje në Faqet e internetit në mënyrë që të mund të përmirësojmë dhe të përditësojmë veçoritë.

Biskotat mund të jenë biskota "të vazhdueshme" ose "për një sesion". Biskotat e vazhdueshme mbeten në pajisjen tuaj nëse jeni jashtë linje, përderisa biskotat e sesionit fshihen sapo të mbyllni shfletuesin tuaj të internetit.

Ne përdorim biskota që të na ndihmojnë të mësojmë më shumë se si i përdorni dhe si keni qasje në Faqet tona të internetit. Këto biskota na lejojnë që të numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut për të matur dhe përmirësuar performancën e Faqeve tona të internetit. Ato na ndihmojnë që të kuptojmë se cilat faqe janë më shumë dhe më pak të popullarizuara dhe të shohim se si vizitorët sillen rreth Faqeve të internetit.

Për më shumë informacione rreth përdorimit të biskotave tona, duke përfshirë listën e detajuar të informacioneve tuaja të cilën ne dhe të tjerët mund ta grumbullojmë nëpërmjet biskotave, ju lutemi shikoni më poshtë.

Biskotat të cilat i vendosim në pajisjen tuaj bëjnë pjesë në këto kategori:

  • Biskotat rreptësisht të domosdoshme. Këto biskota janë të domosdoshme për Faqet e internetit që të funksionojnë dhe nuk mund të çaktivizohen në sistemet tona. Ato zakonisht vendosen si përgjigje të veprimeve të bëra nga ju që përbëjnë një kërkesë për shërbime, të tilla si vendosja e preferencave tuaja të privatësisë, regjistrimi ose plotësimi i formularëve. Mund ta vendosni shfletuesin tuaj që të bllokojë ose t'ju lajmërojë për këto biskota, por disa pjesë të Faqes së internetit nuk do të funksionojnë më pas. Këto biskota nuk ruajnë asnjë informacion personal të identifikueshëm.
  • Biskotat funksionale. Këto biskota i mundësojnë Faqeve të internetit që të ofrojnë funksionalitet dhe personalizim të përmirësuar. Ato mund të vendosen nga ne ose nga ofruesit e shërbimeve të palëve të treta, shërbimet e të cilëve ne i kemi shtuar në faqet tona. Nëse nuk i lejoni këto biskota, atëherë disa ose të gjitha këto shërbime mund të mos funksionojnë siç duhet.
  • Performancat e biskotave. Këto biskota na lejojnë të numërojmë vizitat dhe burimet e trafikut në mënyrë që të mund të masim dhe të përmirësojmë performancën e Faqeve tona të internetit. Ato na ndihmojnë të dimë se cilat faqe janë më së shumti ose më pak të njohura dhe të shohim se si lëvizin vizitorët nëpër Faqe. Të gjitha informacionet që mbledhin këto biskota janë të grumbulluara dhe për këtë arsye janë anonime. Nëse nuk i lejoni këto biskota, ne nuk do të dimë kur keni vizituar faqet tona dhe nuk do të jemi në gjendje të monitorojmë performancën e tyre.
  • Biskotat e synuara. Këto biskota mund të vendosen përmes Faqeve tona nga partnerët tanë të reklamimit. Ato mund të përdoren nga ato kompani për të krijuar një profil të interesave tuaja dhe për t'ju treguar reklama përkatëse në faqet e tjera. Ato nuk ruajnë direkt informacione personale por bazohen në identifikimin unik të shfletuesit tuaj dhe pajisjes së internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Të gjitha biskotat e përshkruara deri më tani në këtë njoftim të biskotave janë "biskotat e palës së parë", që do të thotë se vendosen dhe kontrollohen nga ne. Ndonjëherë, palët e treta mund të vendosin biskota në faqet tona të cilat ne nuk i kontrollojmë. Këto quhen "biskota të palëve të treta". Kjo do të ndodhë kur, për shembull, ne kemi përfshirë përmbajtje të përfshira në disa faqe të Faqeve tona të internetit. Kur vizitoni një faqe me përmbajtje të përfshirë, ofruesi i shërbimit të palës së tretë mund të vendosë biskotat e tij në shfletuesin tuaj të internetit.

Kjo vlen gjithashtu nëse vendosni të lidheni me llogaritë tona të mediave sociale duke klikuar në një nga butonat e mediave sociale në faqet tona, pasi mund t'ju dërgohen biskotat nga këto faqe në internet.

Ju lutemi vini re se ne nuk i kontrollojmë këto biskota dhe nuk mund t'i përdorim ato. Biskotat mund të aksesohen vetëm nga pala që i ka vendosur fillimisht. Prandaj duhet të kontrolloni faqet e internetit të palëve të treta për më shumë informacion në lidhje me këto biskota. Ne kemi renditur disa nga këta ofrues më poshtë dhe kemi përfshirë një lidhje me politikat e tyre të privatësisë:

  • Google Analytics: Ne përdorim Google Analytics për analiza statistikore. Google Analytics është një shërbim analitik në internet i siguruar nga Google LLC., 1600 Amphitheater Parkway, Mountain View, CA 94034, USA ("Google"). Për informacione se si të çaktivizoni këto biskota, ju lutemi shikoni https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=de/ ose vizitoni https://marketingplatform.google.com/about/ për informacione të përgjithshme rreth Google Analytics dhe politikën e saj të privatësisë.
  • Biskotat e mediave sociale: Këto biskota ju lejojnë që të ndani përmbajtjen e Faqes së internetit me platformat e mediave sociale (p.sh., Facebook). Ne nuk kemi kontroll ndaj këtyre biskotave pasi që janë të vendosura nga ana e vetë platformave të mediave sociale. Për më shumë informacione rreth politikës së privatësisë së Facebook-ut ju lutemi vizitoni https://www.facebook.com/about/privacy
  • Hotjar: Ne përdorim Hotjar për të kuptuar më mirë nevojat e përdoruesve dhe për të optimizuar këtë shërbim dhe këtë eksperiencë. Hotjar është një shërbim teknologjik që na ndihmon të kuptojmë më mirë përvojën tonë të përdoruesit (sh. sa kohë kalojnë në cilën faqe, cilat lidhje përzgjedhin të klikojnë dhe cilat nuk i përlqejnë, etj.) dhe kjo na mundëson që të vendosim dhe të mirëmbajmë shërbimin tonë me informacionin kthyes të përdoruesve. Për më shumë informacione të përgjithshme rreth Hotjar dhe politikën e saj të privatësisë, ju lutemi vizitoni https://help.hotjar.com/hc/en-us/categories/115001323967-About-Hotjar
  • Reevoo: Reevoo është platformë e palës së tretë që ofron vlerësime dhe shqyrtime me shkrim drejtpërdrejtë nga klientët, që na lejojnë neve dhe klientëve tanë të dëgjojmë mendimet e atyre të cilët kanë blerë produktet tona. Rreth politikës së privatësisë së Reevoo shikoni këtu: https://www.reevoo.com/pages/privacy_policy.

Mund të ndryshoni cilësimet e shfletuesit tuaj në çdo kohë në mënyrë që biskotat të mos pranohen. Për të mësuar më shumë se si të bllokoni biskotat vizitoni http://www.allaboutcookies.org/. Ju lutemi të keni parasysh se nëse bllokoni biskotat tërësisht, disa faqe të internetit nuk do të punojnë siç duhet dhe disa funksione në Faqen tonë të internetit nuk do të punojnë fare.

Mund të menaxhoni biskotat të cilat janë vendosur nga faqja juaj e internetit dhe të keni qasje në tërë listën e biskotave duke klikuar në butonat më poshtë:

Menaxho biskotat + Lista e biskotave

Nëse keni pyetje rreth asaj se si i përdorim të dhënat tuaja personale ose rreth këtij njoftimi në përgjithësi, ju lutemi të na kontaktoni duke përdorur këtë formular

Ky version për herë të fundit u përditësua më 28.06.2021. Mund të ndryshojmë këtë njoftim për biskota kohë pas kohe dhe do të ju njoftojmë duke e përditësuar këtë seksion.


Copyright © 2024. www.beko5.com