KUSHTET DHE RREGULLAT PËR GARANCINË E ZGJATUR
1. Garancia e zgjatur lidhet me modelet e mëposhtme të fshesave elektrike Beko, ekskluzivisht:
VCC 4520 WR, BKS 2226, VCC 6424 WI, VCC 7324 WI, VCC 5325 AR, VCC 61602 AD, VCC 6480 T Beko, VCO 4320 WR, VCO 32803 AF, VCO 42701 AB, VCO 6325 FD, BKS 9220 T, BKS 5316 T, VCM 71605 AP, VRT 61814 VR, VRT 61818 VW, VRS 82724 VB
2. Garancia e zgjatur zbatohet vetëm për modelet e fshesave elektrike nga pika 1, të blera në periudhën prej 1.11.2019. deri në 31.1.2020.
Produktet duhet të regjistrohen duke përdorur këtë formular jo më vonë se 29.2.2020. Nëse jo, garancia e zgjatur do të anulohet dhe blerësi
do të ketë vetëm të drejtat që konsiderojnë përshtatjen e produktit në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.
3. Kjo garanci e zgjatur aplikohet vetëm për produktet e blera në Republikën e Kosovës.
4. Deklarata mbi garancinë e zgjatur do të konsiderohet e pavlefshme nëse përcaktohet të jetë jo e plotë, nëse ndryshohet dhe/ose përmban të
dhëna të pasakta të plotësuara gjatë regjistrimit të produktit.
5. Gjatë paraqitjes së kërkesës për riparim gjatë periudhës së garancisë së zgjatur, është e nevojshme ti dorëzoni dokumentet në vijim
në shërbimin e autorizuar::
- çertifikatën origjinale të garancis
- kopjen ose faturën origjinale
6. Vendimi ynë për çdo pyetje që lidhet me ankesat për dështimet e prodhimit apo materialeve të përdorura gjatë garancisë së zgjatur do të
jenë finale dhe të obligueshme, dhe blerësi pajtohet të pranojë këto vendime. Çdo pjesë e dështuar e zavendësuar gjatë garancisë së zgjatur
bëhet pronësi e kompanisë Beko.
7. Kushtet e garancisë të zgjatur të shkruar në këtë deklaratë janë në përputhje me kushtet dhe rregullat e garancisë Beko të përshkruara në
garancinë standarde. Para çdo veprimi, është e nevojshme të lexoni kushtet dhe rregullat e garancisë standarde..
8. Kjo garanci e zgjatur është lëshuar në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe në përputhje me praktikat pozitive të biznesit të
markës Beko.
9. Gjatë periudhës së garancionit të zgjatur është e mundshme që blerësi të zavendësojë produktin vetëm në rastet kur pajisja nuk mund të riparohet.
10. Gjatë periudhës së garancionit të zgjatur, periudha e nevojshme për riparimin e produktit nuk është e përcaktuar me ligj dhe mund të jetë
më e gjatë se 30 ditë.
11. Kjo garanci e zgjatur është subjektive për kufizimet dhe përjashtimet e mëposhtme:
- dështime apo dëmtime për shkak të një force madhore, zjarrit, trazirave civile ose aksidente
- dështime për shkak të përdorimit të tensionit joadekuat ose dëmtimeve pasuese për shkak të neglizhencës apo keqpërdorimit
- mos përdorimi i pajisjeve sipas manualit të përdorimit
- riparimet e kryera nga persona të paautorizuar ose montimi i gabuar jo sipas kushteve në manualin e përdorimit
- produktet e përdorura në reklamime apo ambiente të tjera
- produktet që nuk përdorin pjesë këmbimi origjinal Beko