BEKO REGJISTRIMI GARANCI TË ZGJATUR

Urime që zgjodhët fshesën me korrent të markës “Beko”. Ne besojmë tek cilësinë e produkteve tona. Për këtë arsye, për disa modele të caktuara, ju ofrojmë një garanci të zgjatur 5-vjeçare.

Garancia e zgjatur vlen vetëm nëse midis datave 13 nëntor 2018. dhe 13 mars 2019. blihet një tip specifik i fshesave me korrent të markës “Beko”. Pajisjet elektroshtëpiake duhet të regjistrohen përmes këtij formulari, jo më vonë se data 13 prill 2019.

Nëse keni pyetje ose dyshime në lidhje me regjistrimin tuaj, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e postës elektronike info-al@beko5.com Do t'iu përgjigjemi pyetjeve tuaja sa më shpejt që është e mundur.

BEKO REGJISTRIMI I GARANCISË 5-VJEÇARE

Ju lutemi plotësoni me kujdes seksionet e mëposhtme

Emri i modelit:

Beko

Ju lutem fusni të dhënat e blerjes:

Për të kompletuar rregjistrimin, ju lutem konfirmoni:

I PRANOJ KUSHTET E PËRGJITHSHME TË GARANCISË

* = Seksionet e detyrueshme.


KUSHTET DHE RREGULLAT PËR GARANCINË E ZGJATUR

1. Garancia e zgjatur vlen ekskluzivisht për modelet e mëposhtme të fshesave me korrent "Beko":
VCC 4520 WR, BKS 2226, VCC 6424 WI, VCC 7324 WI, VCC 5325 AR, VCC 61602 AD, VCC 6480 T Beko, VCO 4320 WR, VCO 32803 AF, VCO 42701 AB, VCO 6325 FD, BKS 9220 T, BKS 5316 T, VCM 71605 AP, VRT 61814 VR, VRT 61818 VW, VRS 82724 VB

2. Garancia e zgjatur vlen vetëm për modelet e fshesave me korrent, të përmendura në pikën 1, të blera midis periudhës 13 nëntor 2018. dhe 13 mars 2019. Produktet duhet të regjistrohen duke përdorur këtë formular, jo më vonë se data 13 prill 2019. Nëse nuk veprohet kështu, garancia do të zhvlerësohet dhe blerësi do të ketë vetëm të drejtat që i jepen në pajtim me "Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit", duke marrë parasysh konformitetin e mallrave.

3. Kjo garancie e zgjatur vlen vetëm për produktet që blihen në Republikën e Shqipërisë.

4. Deklarata për garancinë e zgjatur do të konsiderohet e pavlefshme në rast se përcaktohet se është e paplotë, nëse modifikohet dhe/ose nëse përmban të dhëna të pasakta që janë shënuar gjatë regjistrimit të produktit.

5. Gjatë dorëzimit të kërkesës për riparim, gjatë periudhës së garancisë së zgjatur, është e nevojshme shërbimit të autorizuar t'i paraqiten këto dokumente:

  • dokumenti i garancisë fillestare
  • kopja ose origjinali i faturës

6. Vendimet tona për çdo çështje që ka të bëjë me ankesat për avaritë e produkteve apo materialeve të përdorura, gjatë periudhës së garancisë së zgjatur, do të jenë të plotfuqishme dhe detyruese, ndërkohë që blerësi bie dakord që t'i pranojë këto vendime. Çdo pjesë difektoze që zëvendësohet gjatë periudhës së garancisë së zgjatur bëhet pronë e kompanisë "Beko".

7. Kushtet e garancisë së zgjatur, të shkruara në këtë deklaratë, janë në pajtueshmëri me kushtet e rregullta të garancisë të kompanisë "Beko", të cilat gjenden në garancinë standarde. Përpara se të merrni çfarëdo veprimi, është e nevojshme të lexoni kushtet e garancisë standarde.

8. Kjo garanci e zgjatur jepet në pajtim me ligjet e Republikës së Shqipërisë dhe në përputhje me praktikën pozitive afariste të markës "Beko".

9. Gjatë periudhës së garancisë së zgjatur, blerësi ka mundësi ta zëvendësojë produktin vetëm në rast se ai nuk mund të riparohet.

10. Gjatë periudhës së garancisë së zgjatur, periudha që nevojitet për riparimin e produktit nuk përkufizohet me ligj dhe nuk mund të jetë më e gjatë sesa 30 ditë.

11. Kjo garanci e zgjatur i nënshtrohet kufizimeve dhe përjashtimeve të mëposhtme:

  • avaritë ose dëmtimet për shkak të forcave madhore, zjarrit, trazirave civile dhe/ose aksidenteve
  • avaritë e shkaktuara nga përdorimi i tensionit të papërshtatshëm dhe/ose dëmtimet që vijnë si pasojë e neglizhencës dhe/ose keqpërdorimit
  • mospërdorimi i pajisjes në pajtim me manualin e përdoruesit
  • riparimet e kryera nga persona të paautorizuar dhe/ose montimi i gabuar dhe jo në përputhje me kushtet e përcaktuara në manualin e përdoruesit
  • produktet që përdoren në ambiente komerciale dhe/ose jobanesore
  • produktet për të cilat nuk përdoren pjesë këmbimi origjinale të markës "Beko"