* = Seksionet e detyrueshme.
KUSHTET DHE RREGULLAT PËR GARANCINË E ZGJATUR
1. Garancia e zgjatur ka të bëjë vetëm me modelet e teknikës së bardhë montuese Beko,
enëlarëse, furra montuese, pllaka dhe frigoriferë montues.
2. Garancia e zgjatur vlen vetëm për blerjen e modeleve të pajisjeve Beko nga pika 1, të
blera nga data 01.04.2022.
deri më 31.05.2022. Produktet duhet të regjistrohen me anë të këtij formulari më
së voni deri më 30.06.2022 Në të kundërtën, garancia e zgjatur nuk do të
vlejë dhe blerësi realizon të drejtat të cilat kanë të bëjnë me pajtueshmërinë e mallit në
përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve.
3. Kjo garanci e zgjatur vlen vetëm për produktet e blera në territorin e Shqipërisë
4. Deklarata e garancisë për garancinë e zgjatur do të konsiderohet e pavlefshme nëse
vërtetohet se nuk është e plotë, nëse është e ndryshuar dhe/ose nëse përmban të dhëna të
pasakta të shënuara gjatë regjistrimit të produktit.
5. Me rastin e paraqitjes së kërkesës për riparim në kuadër të garancisë, servisit të
autorizuar të Bekos duhet t’i dërgohen këto dokumente:
- lista origjinale e garancisë
- kopja ose origjinali i faturës
- vërtetimi i regjistrimit që e keni marrë me anë të e-mail addresës me të dhëna të
sakta.
6. Vendimi ynë për të gjitha çështjet të cilat kanë të bëjnë me kundërshtimet lidhur me
mangësitë në hartim ose me materialet e përdorura gjatë kohës së garancisë së zgjatur do të
jetë vendimtare dhe e obligueshme dhe blerësi është dakord se do të respektojë ato vendime.
Të gjitha pjesët me defekte që janë zëvendësuar në afatin e garancisë së zgjatur bëhen
pronësi e prodhuesit dhe/ose importuesit.
7. Kushtet e garancisë së zgjatur të shënuara në këtë deklaratë janë në përputhje me kushtet
e garancisë së Beko-s për garancinë e zgjatur të përshkruar në listen e garancisë. Para
çfarëdo veprimi duhet të lexohet lista e garancisë.
8. Kjo garanci e zgjatur është dhënë në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe është në
përputhje me praktikën pozitive të biznesit të brendit Beko.
9. Në periudhën e kohëzgjatjes së garancisë së vazhduar blerësi ka të drejtë të bëjë
ndërrimin e produktit vetëm në rast se aparati nuk mund të riparohet.
10. Në periudhën e garancisë së vazhduar, afati për kohëzgjatjen e riparimit nuk është
definuar me ligj dhe nuk mund të vazhdojë më gjatë se afati i caktuar me ligj.
11. Kushtet e kësaj garancie nuk do të aplikohen në këto raste:
- prishje ose dëmtim që është shkaktuar për shkak të forcës madhore, zjarrit, shqetësimeve
qytetare dhe/ose fatkeqësive
- prishjet që janë shkaktuar për shkak të përdorimit të tensionit të gabuar të rrjetit
elektrik dhe/ose pasojave të dëmtimeve nga pakujdesia dhe/ose keqpërdorimi
- përdorimi që nuk është në përputhje me udhëzimin për përdorim
- riparimet që i kanë bërë personat e paautorizuar dhe/ose montimet e parregullta të cilat
nuk i përmbushin kushtet nga udhëzimet për përdorim.
- produktet të cilat përdoren në mjedise komerciale ose jobanesore.
- produktet të cilat nuk përdorin pjesë rezervë origjinale Beko.